Ballina / Kosova / Ekonomi / Posta kundërshton mbylljen e pikave të pagesave
posta

Posta kundërshton mbylljen e pikave të pagesave

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga Posta e Kosovës që të mbyllë rreth 40 pika të pagesave të produkteve të tyre që ky institucionin i ka të vendosura nëpër insititucione të tjera të Kosovës në nivel qendror dhe lokal. 

Bëhet fjalë për pikat e pagesave ku qytetarët deri më tani kanë kryer pagesa brenda objekteve të institucioneve. Por këtë vendim e kanë kundërshtuar drejtuesit e Postës pasi sipas tyre një gjë e tillë është antiligjore.

Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutivit në Postën e Kosovës ka deklaruar se këtë vendim nuk do ta përfillin pasi sipas tij, një gjë e tillë do t`i shkaktonte humbje kësaj kompanie rreth gjysmë milion eruo gjë që do të rrezikonte 1 mijë punëtorëve që ka Posta e Kosovës. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co