Ballina / MAQEDONIA / Përfundoi takimi mes Ahmetit dhe Zaevit
Ahmeti-Zaev-780x439-1

Përfundoi takimi mes Ahmetit dhe Zaevit

Pas vizitës së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Nikolla Gruevskin, sot ai u takua edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Këtë takim e kanë konfirmuar të dy partitë përmes komunikatave të tyre. Në komunikatat e të dy partive nuk thuhet se është biseduar për formimin e Qeverisë së re.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis krytarit të BDI-së, Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kanë prezentuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midos dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në komunikatën e BDI-së./Telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co