Ballina / Lajme / Për shkak të Kosovës shkarkohet kryetari i volejbollistëve të Serbisë

Për shkak të Kosovës shkarkohet kryetari i volejbollistëve të Serbisë

Lidhja e Volejbollit të Serbisë, në Kuvendin e saj, ka votuar njëzëri për shkarkimin e kryetarit Nenad Golijanin, për shkak se ka abstenuar në votimin për pranimin e Kosovës në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit. Golijanin i tha Radios Evropa e Lirë se është “i habitur me vendimin pothuaj unanim”, por tha se është i “bindur në veprimin e tij të drejtë”

Kuvendi i LV të Serbisë ia zuri për të madhe Golijaninit se “pa ndonjë konsultë ka marrë vendimin për të abstenuar dhe sepse ka prezantuar qëndrimin e tij personal si qëndrim të Lidhjes dhe se në ndërkohë ka dhënë edhe një intervistë për këtë gjë”.

Kuvendi u mbajt të martën, dhe që në fillim të tij kryetari i Shoqatës së familjeve të personave të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë, Simo Spasiq, ‘papritmas u paraqit para delegatëve dhe u bëri thirrje atyre që të votojnë për shkarkimin e Golijaninit’.
Golijanin i tha Radios Evropa e Lirë se ‘këndvështrimet janë të ndryshme dhe se motivet e tij janë vetëm ato të sportit”
“Unë nuk kam votuar që Kosova të pranohet, unë kam thënë në mënyrë të prerë se ne Serbët jemi kundër dhe nuk do ta pranojmë kurrë Kosovën. Por unë nuk kam të drejtë që si punëtor I sportit ta sjell reprezentacionin tonë në një situatë që dikush t’ia ndalojë të garojë. Ne duhet të jemi në atë system, sepse jemi një fuqi e madhe në volejboll”, tha Golijanin për REL.
Nenad Golijanin ishte për 25 vjet njeriu I dytë në Lidhjen e Volejbollit të Serbisë, ndërkohë që kryetar u zgjodh në muajin maj të këtij viti.
Kosova u pranua në muajin tetor me të drejta të barabarta në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit.

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co