Ballina / Kosova / Ekonomi / PDK: Komuna e Prishtinës mbi një milion euro për punëtorë që janë me kontratë mbi vepër
komuna

PDK: Komuna e Prishtinës mbi një milion euro për punëtorë që janë me kontratë mbi vepër

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin komunal të Prishtinës, Muhamet Selmani, ka thënë se ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka dështuar në shpenzimit e buxhetit për këtë 9 mujor.

Sipas tij nga Investimet kapitale nga 33.95 milion të planifikuara ekzekutivi ka shpenzuar 11.37 milion euro apo vetëm 35 % te planit. Po ashtu, ai tha se komuna ka planifikuar 3.4 milion euro për projektin e ujit e nuk ka shpenzuar asnjë cent.

Selmani shtoi po ashtu se ekzekutivi ka planifikuar 300 mijë euro për ndërtimin e çerdheve e nuk është shpenzuar asnjë cent, s’është ndërtuar asnjë çerdhe.

Të planifikuara po ashtu sipas tij kanë qenë edhë ndërtimi i shkollave në “Sofali”, “Kalabri” e “Veternik” e nuk është ndërtuar asnjë shkollë. Ekzekutivi i komunës ka tejkaluar disa shpenzime të planifikuara, si ato në kontratat mbi vepër, është shprehur ai.

Nga 320 mijë euro sa kanë qenë të planifikuara për shpenzime mbi punësimin e personave me kontratë mbi vepër, ekzekutivi ka tejkaluar këtë shifër për 350% më shumë se sa plani, ekzekutivi ka shpenzuar 1,196,457 euro, ka përfunduar Muhamet Selmani. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co