Ballina / MAQEDONIA / Partitë shqiptare në Maqedoni me deklaratat e ndryshme për Platformën
20170112141138538646

Partitë shqiptare në Maqedoni me deklaratat e ndryshme për Platformën

Tri nënshkrime dhe plot interpretime. Është ky përfundimi për Platformën politike shqiptare pas deklaratave të subjekteve politike për të njëjtën.

“Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues”, është shprehur kreu i koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami.

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani.

Unë preferoj t’u them kushte”, ishte decid në deklaratën e tij Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së, pjesë e “Aleancës për Shqiptarët”.

Deklarata përmban nënshkrimet e BDI-së dhe koalicioneve “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë” që shënon pajtimin e protagonistëve politik shqiptarë rreth disa pikave të parashtruara në deklaratë, por retorikat ndryshe në interpretim ngjallin dyshime se Platforma po qëndron në këmbë të qelqta. /Rtv21/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co