Ballina / Kosova / Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi

Paralajmërim për bashkatdhetarët, mos udhëtoni nëpër Serbi

“Rruga nga Nishi në Leskovac është bllokuar plotësisht për makinat, autobusët dhe kamionët”, ka bërë të ditur ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës të qeverisë serbe, Zorana Mihajloviq.

Ajo ka thënë se kjo ministri tashmë ka lëshuar një urdhër për ndalim qarkullimi.

“Këto janë të gjitha informacionet e fundit. Ne presim që era të pushoj sonte dhe të qetësohet situata”, ka shtuar Mihajloviq.

Kujtojmë se në këtë rrugë kalojnë të gjithë ata bashkatdhetarë që kthehen nga Kosova për në Gjermani,  Zvicër, Austri etj.

Si pasojë e reshjeve të borës në këtë autostradë sot ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku të përfshira ishin 30 vetura, ndërsa të lënduar 11 persona.

Në mesin e të lënduarve thuhet të kishte edhe kosovarë./Lajmi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co