Ballina / Lajme / Bota / Pacolli nga SHBA-të: Jam i vetmi i ftuar në inaugurimin e Trumpit
behgjet-pacolli-paster

Pacolli nga SHBA-të: Jam i vetmi i ftuar në inaugurimin e Trumpit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli që po gjendet në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Donald Trump.

Ai beson se është i vetmi kosovar, që është pjesë e këtij organizimi e ftesë zyrtare.

“Po më duket jam i vetmi. Nuk kamë parë deri më tani. Nuk më ka thirr askush, nuk e kam thirr askënd. Nuk e di nëse do ta takoj dikë”, tha ai.

Pacolli foli edhe për politikën e Trump, si dhe për takimet që ka pas vet ai.

“Kam takime edhe sot pasdite edhe nesër edhe pasnesër. Dje kam pas takim të shkurtër me një senator të ri të republikanëve. Do të kem takime me rëndësi. Ai do të jetë një president i suksesshëm i SHBA-ve. Agjenda e tij, Ballkanike nuk besoj se do të ndryshoj. Kam shenja të mira se sekretari i shtetit ka dhënë disa deklarime se asgjë nuk do të ndryshoj. Përmes qarqeve kam dëgjuar se vet ai ka thënë se nuk do të ndryshoj asgjë nga politika e SHBA-ve për Ballkanin”, tha ai.

Pacolli thotë se po përflitet një takim Trump-Putin, që mund të zhvillohet në Astana ose Rekjavik, por nuk beson se do të ketë afrime mes Washingtonit e Moskës zyrtare. /Telegrafi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co