Ballina / Uncategorized / “Omnix”, Manjani: Gjykata keqmenaxhoi çështjen. Masa disiplinore
1474894669manja

“Omnix”, Manjani: Gjykata keqmenaxhoi çështjen. Masa disiplinore

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një deklaratë të mbajtur lidhur me rastin e kompanisë “Omnix” ka fajësuar Gjykatën e Durrësit se në mënyrë të paligjshme i ka dhënë pronësinë mbi një sipërfaqe toke prej 45 mijë metra katrorë familjes Selçuni, e përfshirë në debatin për ndërtimin e resortit turistik në Gjirin e Lalëzit.

Në komunikimin e tij me mediat, Manjani ka akuzuar gjyqtaren e çështjes, se i ka hequr në mënyrë të padokumentuar kompanisë libaneze të drejtën mbi sipërfaqen e tokë, gjë që sipas tij ka penguar në nisjen e punimeve për ndërtimin e resortit.

Përgjegjësitë për këtë çështje fillojnë nga Gjykata e Durrësit, që ka gabuar rëndë procedurialisht, sepse u mjaftua të thërriste në gjyq vetëm Bashkinë dhe Avokaturën e Shtetit. Gabimi themelor është se nuk thirri asnjëherë as Hipotekën dhe as Zyrën e Kthimit dhe Kompensiimit të Pronave, që i kishte dhënë me qera tokën kompanisë”, ka deklaruar Manjani.

Një tjetër anomali sipas kreut të Drejtësisë shqiptare është fakti se, si një çështje kaq delikate është gjykuar nga një gjyqtare e vetme. “Në shqyrtimin që inspektorët tanë i kanë bërë dosjes rezulton se nuk ka pasur argumenta ligjorë”, ka thënë Manjani. Gjithashtu, ka vijuar ai, “gjykata ka gabuar pasi nuk është konsultuar me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.

Gjithashtu nuk lihen pa përgjegjësi as Bashkia dhe as Avokatura e Shtetit, që duhet ta kishin anikumuar këtë vendim”, ka nënvizuar Manjani, i cili më tej ka njoftuar marrjen në cilësinë e ministrit të Drejtësisë të një seri masash ndëshkimore ndaj përgjegjësve.

Së pari, si ministër do të kërkoj shkarkimin e gjyqtares së çështjes në KLD, natyrisht pasi të përfundojë procedimi disiplinor. Së dyti, do t’i kërkoj Avokates së Shtetit pranë Kryeministrisë të thellojë analizën e saj në institucionin që drejton dhe që nga ky moment përfaqësuesi i Avokatisë së Shtetit në Durrës është i shkarkuar nga detyra. Së treti, i kërkoj edhe Bashkisë së Durrësit që të shkarkojë juristin e saj, të cilët e kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi”, ka shtuar Manjani.

/tch/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

bkt_1475856519-7066665

Grabitje e armatosur në një bankë në qendër të Prishtinës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar se ka ndodhur një grabitje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co