Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Nishani dekreton Ligjin për Amnistinë
nishani

Nishani dekreton Ligjin për Amnistinë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dekretoi ligjin për dhënien e amnistisë i cili u miratua në seancën e fundit të Kuvendit për vitin 2016.

Nga ligji për amnistinë përfitojnë të dënuar me vepra të lehta penal. Nga ligji që u miratua vetëm me votat e mazhorancës pritet të përfitojnë rreth 670 të dënuar në burgje.

“Propozohet të lirohen rreth 670 persona, as më shumë e as më pak. Ky është projeksioni që kemi ndërtuar. Nga këta, në përparësi janë 15 gra nga 94 gjithsej, të cilat do të lirohen. Ndërkohë, burra të moshuar janë 7, mbi 60 vjeç dhe që kalojnë kriteret e ndalimit. Mjafton të mos kenë bërë vrasje dhe krime të tjera të rënda. Të mitur janë 8 dhe të sëmurët me sëmundje të përhershme 15. Për arsye të ndryshme është humane që të jenë mes përfituesve”, kishte prezantuar ligjin Manjani më herët gjatë këtij muaji i cili kaloi me 84 vota në Kuvend. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co