Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Negociatat, Bregu: Kompromis politik, mos përdoret integrimi për fushatë

Negociatat, Bregu: Kompromis politik, mos përdoret integrimi për fushatë

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu bëri thirrje për një kompromis politik për hapjen e negociatave me BE. Në një dekalratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Bregu tha se duhet të ulemi bashkë për të plotësuar detyrimet dhe integrimi mos përdoret për fushatë elektorale.

Bregu: Ndaj le të ulemi sot në shenjën e kompromisit politik të gjejmë rrugën dhe nxitjen së brendshmi për të plotësuar detyrimet që sot janë para nesh. E di se shumë kush po mendon tani se të gjitha këto do të mbeten fjalë sepse ne po bëhemi gati të hyjmë në fushatë zgjedhore, por pikërisht edhe për këtë arsye që integrimi europina mos përdoret dhe keq përdoret gjatë fushatës zgjedhore, në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, po përsëris sot publikisht thirrjen për përcaktimin e vizionit tonë kombëtar afat gjatë për procesin e negociatave të anëtarësismit të Shqipërisë në BE.

Bregu tha gjithashtu se reformat duhet të jenë për shqiptarët dhe jo për një datë kalendarike për anëtarësimin në BE.

Bregu: Nëse qeveria do të zgjedhe të binde Europën vetëm me retorikën e fjalëve kjo do të na kushtojë më shumë. Ne le të dëshmojmë që reformat janë për shqiptarët dhe jo për datën kalendarike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fuqia qëndron tek vullneti i një qeverie për të zbatuar detyrimet dhe për të qenë kasta e standardeve europiane.

Deputetja demokrate dhe ndër të tjera se detyrimi kryesor është zbatimi i vettingut, zbatimi i dekriminalizimit dhe plotësimi i 5 prioriteteve.

Bregu: Shqipëria miraton shumë ligje por zbaton pak prej tyre. Prej asaj çka këshilli bëri publike dje Shqipëria ka një krye detyrim për të zbatuar që është vetting, plotësimin e 5 prioriteteve  dhe më e rëndësishme zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Nëse mbledhja u mbyll pa vendim dhe ne presim kur do të na vijë radha për të diskutuar duke mos u marrë me problemet reale që ka vendi ne nuk bëjmë gjë tjetër vecese e dëmtojmë procesin. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co