Ballina / Uncategorized / Mohohen përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe Xhandarmërisë së Serbisë në kufi
rosu4-1_1484842191-1881944

Mohohen përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe Xhandarmërisë së Serbisë në kufi

Policia e Kosovës ka demantuar raportimet në një media se në një zonë të kufirit të Kosovës me Serbinë ka pasur shkëmbime me armë zjarri mes pjesëtarëve kosovarë dhe atyre të xhandarmerisë serbe. 

Referuar këtyre raportimeve ju informojmë se nuk ka asnjë informacion zyrtar se ka ndodhur një rast i tillë”, tha  zëdhënësi Baki Kelani.

Lajmi i publikuar është veçse një dezinformim i opinionit publik. Policia e Kosovës është në kryerje të detyrës zyrtare edhe në brezin kufitar”, tha tutje zëdhënësi Kelani.

Ndryshe, një portal kosovar ka raportuar pak më parë se në afërsi të fshatit kufitar Dobrosin, të enjten, ka pasur një situatë tepër të tensionuar ndërmjet Xhandarmërisë serbe dhe Policisë së Kosovës. Sipas këtij portali situata kishte eskaluar deri në të shtëna me armë. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1474894669manja

“Omnix”, Manjani: Gjykata keqmenaxhoi çështjen. Masa disiplinore

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një deklaratë të mbajtur lidhur me rastin e kompanisë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co