Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / Modernizimi i linjës Durrës-Mali i Zi e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian
20161212144141468646

Modernizimi i linjës Durrës-Mali i Zi e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, priti të hënën në një takim ambasadoren e Çekisë në Tiranë, Branislava Tamasova dhe përfaqësuesin e kompanisë hekurudhore çeke “AZD Praha”, Peter Liska.

Gjatë takimit përfaqësuesi i kompanisë “AZD Praha” dhe ambasadorja Tamasova, i dorëzuan ministrit Dervishaj studimin e fizibilitetit për modernizimin e linjës hekurudhore Durrës- kufiri me Malin e Zi.

Për ministrin Dervishaj, ky është hapi i parë për të vijuar më tej me fillimin e një projekti konkret, për të modernizuar këtë linjë hekurudhore. Ai tha se pala shqiptare është shumë e interesuar në zhvillimin e transportit hekurudhor, për t’i dhënë një ndihmesë të madhe jo vetëm pasagjerëve, por edhe biznesit.

Dervishaj theksoi se lidhja Durrës-Hani i Hotit dhe më tej me Malin e Zi, e fut Hekurudhën Shqiptare në rrjetin europian të hekurudhave, duke i dhënë një mundësi të madhe shkëmbimeve tregtare.

Sipas tij, rivitalizimi i transportit hekurudhor sjell zhvillimin e porteve shqiptare, që mund të shërbejnë si porta hyrëse për kompanitë e mëdha. Më tej, Dervishaj bëri të ditur se ministria synon rivitalizimin e këtij transporti, ku një nga zhvillimet konkrete pritet pranverën e 2017-ës, ku do të fillojnë punimet për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. /Koha/

20161212144137989

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

hahni

Hahn: Nisni ndëshkimet për korrupsion

Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësimin në BE duhet të dëshmojnë me veprime …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co