Ballina / Ekonomi / Biznes / Mitrovicë, financohen të papunësuarit për të themeluar bizneset e tyre

Mitrovicë, financohen të papunësuarit për të themeluar bizneset e tyre

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të ndajnë 39 grante, përfituesve të programit të vetë-punësimit

Në njoftim për media, thuhet se ceremonia e ndarjes së granteve do të mbahet në praninë e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sekretarit të parë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen dhe përfaqësuesve të lartë të UNDP-së.

“Grantet i takojnë ciklit të dytë të Programit për Vetëpunësim, me ç’rast 39 të papunësuar do të financohen me 3,000 deri 5,000 Euro për të themeluar bizneset e tyre të reja. Projekti financohet dhe implementohet bashkërisht nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës”, thuhet në njoftim.

Grantet do të ndahen në lokalet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Veri në Mitrovicë, duke filluar nga ora 12:00.

//21media

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co