Ballina / Kosova / Ekonomi / Miratohet nisma e Ministrisë së Financave për politikat e reja fiskale

Miratohet nisma e Ministrisë së Financave për politikat e reja fiskale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj, miratoi propozimin e Ministrit të Financave për politikat e reja fiskale.

Ministria e Financave, është duke punuar që një kohë të gjatë, në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, për hartimin e politikave të reja fiskale, si vazhdimësi e reformave fiskale të ndërmarra në vitin e kaluar.

Si rezultat, është punuar drejt konceptimit të përmbajtjes së pakos së re fiskale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e parashtruara nga bizneset. Kjo pako është dizajnuar me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit.

Sipas analizave dhe vlerësimeve nga ana e Ministrisë së Financave, kjo pako do të përmbajë shtatë elemente/masa bazë:

1. Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor;

2. Heqja e normës së akcizës në mazut;

3. Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 përqind apo normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së;

4. Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;

5. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;

6. Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj;

7. Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co