Ballina / Kosova / Ministrja Tahiri i përgjigjet Rakiqit për murin në veri!
edita_tahiri-aeroport_konferenc_03_07_2011_63

Ministrja Tahiri i përgjigjet Rakiqit për murin në veri!

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq i cili tha se janë pajtuar pikërisht me ministren kosovare për murin, i cili nuk do të rrënohet, por vetëm do të ridizajnohet.

Edita Tahiri ka thënë se kjo deklaratë e Rakiqit nuk është e vërtetë, derisa është shprehur e bindur se muri do të rrënohet përfundimisht. “Deklarata e Rakiqit nuk është e vërtetë”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se muri do të hiqet.

Gjitha institucionet, pozita dhe opozita janë kundër këtij muri dhe logjikës së mureve. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i kuvendit e kanë bërë të qartë qëndrimin shtetëror se nuk do të ketë mur, do të hiqet së shpejti. Muri nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve në Bruksel. Në fakt me këtë muri të dirigjuar nga Serbia është shkelur marrëveshja e Brukselit”, tha ajo.

Në anën tjetër, Rakiq u ka thënë sot mediave se “muri prej betoni ndërmjet jugut dhe veriut të Mitrovicës, nuk do të rrënohet, por do të ridizajnohet…”

“Çdo gjë do të bëhet duke u bazuar në projekt, i cili është i definuar nga viti i kaluar e që sivjet është konfirmuar në Bruksel”, ka shtuar Rakiq

Sipas tij, tashmë është arritur marrëveshja që muri të ridizajnohet me shkallë, me çka është pajtuar edhe Edita Tahiri.

Bisedimet janë mbajtur në Prishtinë dhe kanë zgjatur disa orë. Është definuar çdo gjë qartë nga tri palët dhe muri do të shkurtohet për 90 cm dhe do të ndërtohen shkallët”, deklaroi Rakiq. /Blic/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co