Ballina / MAQEDONIA / Ministri maqedonas reagon ashpër ndaj Ramës dhe Thaçit
nikola-popovski2-g_1484141355-8960145

Ministri maqedonas reagon ashpër ndaj Ramës dhe Thaçit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Popovski, pas takimit të liderëve të partive shqiptare të këtij vendi me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Nuk është e hijshme, por as e përshtatshme, kur kryeministri ose kryetari i shtetit fqinj drejtpërdrejt përzihen në punët e brendshme, veçmas jo në periudhë pas zbatimit të zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe përpara formimit të Qeverisë”, tha Poposki.

Kryediplomati maqedonas vlerëson se, një ndërhyrje e tillë dërgon sinjale të gabuara në rajon, sidomos kur bëhet pas zgjedhjeve demokratike dhe para se të formohet Qeveria e re e Maqedonisë.

Një qasje e tillë, në një vend me tradita multikulturore, është e rrezikshme dhe shumë larg praktikës së fqinjësisë së mirë”, deklaroi Poposki.

Sipas tij, nëse të gjithë në rajon janë dakord se e ardhmja është Europa, atëherë duhet punuar së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë./Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co