Ballina / Opi / Int / Intervistë / Meta: Koalicionin e vendosin forumet. Rëndësi stabiliteti i vendit

Meta: Koalicionin e vendosin forumet. Rëndësi stabiliteti i vendit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se për koalicionin në zgjedhjet e ardhshme do të vendosin forumet e partisë. Në një intervistë nga Kina për radion e jashtme të Kinës CRI në Shqip, kryeparlamentari tha se e rëndësishme është stabiliteti i vendit.

Meta tha se LSi ka potencial  për të kontribuar akoma më mirë sesa deri tani për mirëqeverisjen e vendit.

I pyetur për ligjin e importit të mbetjeve pas kthimit nga Presidenti, Meta tha se duhen lexuar argumentet.

A do të vazhdohet koalicioni me LSI?

Meta: Për mua është e rëndësishme që ky koalicion të përmbushë me përgjegjshmëri pritmëritë e qytetarëve shqiptarë deri në fund të këtij mandati dhe jemi aktualisht në momente të rëndësishme të ecurisë së reformës në drejtësi, të realizimit të reformës zgjedhore, të vendimeve që BE duhet të marrë për Shqipërinë.

Përsa i takon çështjes së koalicioneve në të ardhmen ato do të vendosen nga forumet respektive të forcave politike. Për ne është e rëndësishme të shtojmë kontributin për stabilitetin e vendit, për reformimin e tij dhe në këtë drejtim dihet që kontributi i LSI është në rritje.

Ka disa zëra nga baza për ta shtuar rolin e LSI në qeverisje, si i shikoni këto zëra?

Meta: Mendoj që LSI ka potencial për të kontribuar akoma më mirë sesa deri tani për mirëqeverisjen e vendit.

Ligji i mbetjeve, si e shikon LSI tani pas kthimit nga Presidenti?

Meta: Do të na duhet të lexojmë argumentet e Presidentit dhe njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë që ky ligj ka shkaktuar një ndjeshmëri të gjerë për shkak të çështjes e cila ka sensibilizuar opinionin publik dhe shoqërinë civile duhet të na ndihmojë për të forcuar dialogun me shoqërinë civile në interes të publikut të gjerë.

//oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

tunele-768x431

Gjenden dy tunele droge në kufirin Meksikë-SHBA (VIDEO)

Autoritete meksikane kanë zbuluar dy tunele në qytetin kufitar Tijuana që çojnë në Shtetet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co