Ballina / Kronika / Mbyti me qese plastike të ëmën e pronarit, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Bari
vila-me-grun

Mbyti me qese plastike të ëmën e pronarit, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Bari

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane me akuzën e vrasjes me qëllim të shtetases italiane Rosa Maria Radicci, 71 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur natën e 13 nëntorit në vilën e viktimës në komunën Palese në provincën e Barit. Sipas policisë italiane vrasja është kryer për motive personale, pasi 29 vjecari shqiptar ka punuar për disa kohë në picerinë në pronësi të djalit të viktimës.

Ekspertiza ka vërtetuar se vrasja e 71 vjecares italiane ka qënë makabre, pasi autori i krimit fillmisht e ka mbytur duke i shtrënguar duart në fyt e më pas i ka lidhur rreth kokës një qese të shtrënguar me ngjitëse.

Ka qënë provat e DNA të gjetura në vendin e krimit, të cilat kanë vërtetuar se 29 vjecari shqiptar është autori i vrasjes. /Oranews/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

urn-newsml-dpa-com-20090101-160903-99-320285-large-4-3_1482579801-3277996

Dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani mund të lirohen?

Për dy vëllezërit kosovarë që u arrestuan dje nën akuzën për sulm të mundshëm terrorist …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co