Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Masakra e Cërrikut 1997: Arrestohen dy të dënuar nga Krimet e Rënda
1482567027cerrikokok

Masakra e Cërrikut 1997: Arrestohen dy të dënuar nga Krimet e Rënda

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas të shpallur fajtorë në rigjykimin nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë për vrasjen e gjashtë gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në ngjarjet e ndodhura në Cërrik në vitin 1997.

Të ndaluarit janë Meti Bozi, 58 vjeç dhe Skënder Cano, 61 vjeç. Shkalla e Parë për Krime të Rënda në Tiranë vendosi dy ditë më parë dënimin me burg për jetë për Bozin dhe 13 vjet për Canon.

Këta shtetas, si anëtarë të bandës së Cërrikut, u dënuan për vrasjen për shkak të cilësive të veçanta të gjashtë policëve dhe vrasjen e mbetur në tentativë për 16 efektivë të tjerë të policisë dhe Gardës së Republikës.

Meti Bozi, Skënder Cano dhe Llazar Bicja u shpallën të pafajshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda në shtator të 2012-s, vendim ky që u rrëzua nga Gjykata e Lartë në 2015 dhe çështja u kthye për rigjykim në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, policia thotë se po punon për kapjen e dy personave të tjerë.

Në maj të vitit 1997 u sulmua me armë posta e policisë në qytetin e Cërrikut. Pas sulmit, forcat e Gardës nisën nga Tirana për të rivendosur rendin në këtë qytezë. Por, sipas prokurorisë, garda u sulmua nga grupe të armatosur, të organizuar nga te pandehurit, ku dhe mbetën të vrarë gardistët Besnik Sula, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi, si dhe u plagosën 16 të tjerë. /Tch/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co