Ballina / Kosova / Limaj: Befasi si në Drenas do kemi edhe në komuna të tjera
limaj-isa

Limaj: Befasi si në Drenas do kemi edhe në komuna të tjera

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

“Në Drenas e kemi krye fazën e parë, tash i keni fazat e tjera që do të dëshmojnë se Nisma është fuqizuar”, tha Limaj në një konferencë për media, së bashku me kandidatin e saj për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, i cili më 1 janar do të shkoj në balotazh me PDK-në.

Limaj ka thënë, se Nisma nuk është e zhurmshme, por ajo punon në qetësi, transmeton lajmi.net.

“Rezultatet e Drenasit tregojnë se PDK është larg realitetit, disa ditë më parë ishim dëshmitarë të shumë deklaratave për fitore, por realiteti është ndryshe”, tha ai.

Sipas tij, Nisma dje ka treguar se është forcë politike, që punon në të mirë të qytetarëve dhe kështu do të jetë gjithmonë.

“Befasi të tjera do të kemi edhe në komuna tjera”, përfundoi Limaj. /Lajmi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co