Ballina / Kosova / LDK: Komuna e Prishtinës humbi 3 milionë euro

LDK: Komuna e Prishtinës humbi 3 milionë euro

Përfaqësues të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë akuzuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se me qëllime politike po i organizon militantët para hyrjeve të ndërmarrjeve publike në mënyrë që t’i largojë aksionarët nga këto ndërmarrje.

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala në një konferencë për media ka thënë se militantët e Vetëvendosjes nuk i lejuan të hynë aksionarët e ndërmarrjes banesore disa herë në ndërmarrje, dhe kështu u larguan edhe anëtarët e përkohshëm.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës tash e tri vjet ka pësuar në të hyra vetanake, duke shtuar se vetëm në tri vjetër e fundit i ka humbur 3 milionë euro nga të hyrat vetanake. Shala pati edhe ankesa në organizimin e mbledhjeve të kuvendit komunal në kryeqytet si dhe vërejtje tjera. /Kp/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co