Ballina / Kosova / Kurti: Shteti e ka vrarë Astrit Deharin
14955920_10153815001742000_1247032716676581782_n

Kurti: Shteti e ka vrarë Astrit Deharin

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një protestë para Burgut të Prizrenit, me moton “Drejtësi për Astritin”.

I pranishëm ishte edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku tha se kjo ditë jo vetëm që është pikëlluese, por më shumë se aq është zemëruese sepse, sipas tij, pushteti që ka kapur shtetin është përgjegjësi i vetëm për vdekjen e Astrit Deharit. Ai tha se drejtësia në Kosovë nuk është asgjë më shumë përveçse një vend i krimit.

“Astriti ishte i paraburgosur; pra, as dënim as aktakuzë. Është situatë tjetër kur vdes në burg një person i dënuar e në vuajtje të dënimit dhe është diçka krejtësisht ndryshe kur dikush vdes në paraburgim. Astriti, në paraburgim, jo vetëm moralisht e politikisht, por edhe ligjërisht ishte i pafajshëm”, tha Kurti, duke shtuar se ai ka vdekur nga një mjet i fortë, “që është tërësisht i jashtëzakonshëm për vetëvrasje”.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për 68 ditë kishte qëndruar i paraburgosur me akuzë për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. /Kp/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co