Ballina / Kosova / Kosovë: Organizohet aksion humanitar në ndihmë të skamnorëve, ja si mund të ndihmoni

Kosovë: Organizohet aksion humanitar në ndihmë të skamnorëve, ja si mund të ndihmoni

Sot me iniciativen e aktivistes Jeta Berisha, nga Prishtina së bashku me qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë, ka nisur aksioni humanitar në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshëmbathje etj.) per t’i ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri.

Aksionit të aktivistes Berisha i është bashkangjitur menjëherë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila ka vazhduar aksionin dhe është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës.

Përveç komunës së Prishtinës dhe Pejës aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që deshirojne të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic.

Rajoni i Prishitnës këtë aksion do ta ketë të hapur deri neser ( e hënë) në orën 17:00, ndërsa në Pejë dhe Mitrovicë aksioni për grumbullimin e ndihmave do të jetë i hapur deri të premten në orën 17:00.

Të gjithë ju njerëz të vullnetit të mirë që dëshironi të kontribuoni sado pak me të mira materiale, tani është koha e duhur që bashkarisht t’i ndihmojmë këta persona që netet e ftohta ti kalojnë sa me lehtë.

Për tu bërë pjesë e këtij aksioni në këto tri qytete luteni të kontaktoni ne profilet e tyre zyrtare në facebook personat përgjegjës :

  • Jeta Berisha – për rajonin e Prishtinës;
  • Elvana Shala – për rajonin e Pejës;
  • Sanela Sadikovic – për rajonin e Mitrovicës;
  • Numri ku mund të adresoheni: 045 886 585. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co