Ballina / Kosova / Kosovarët, dhunë ndaj grave

Kosovarët, dhunë ndaj grave

Shumë raste mbesin të pa raportuara. Por, sipas  statistikave zyrtare në dy raste të ndryshe është ushtruar dhunë ndajë grave vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa në një rast është kërcënuar një grua nga ish bashkëshorti.

Fillimisht, Policia e Kosovës ka pohuar se një grua është sulmuar fizikisht të premten rreth orës 22:00  nga bashkëshorti i cili kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpi.

“Viktima femër K-Shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim te alkoolit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri me një karikator me 10 fishke. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një tjetër rast është raportuar në Rahovec, ku burri e ka rrahur gruan aq shumë sa qe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, ka treguar Policia.

Rasti ka ndodhur në Rr. Milazim Isma në Rahovec rreth orës 18:00h.

Gjatë natës së parmbrëmshme, në Vushtrri burri e ka kërcënuar ish bashkëshorten dhe babanë e sajë, rasti është lajmëruar në Polici, por ende nuk ka të veprime konkrete. “Ankuesja femër K-Shqiptare raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, ish bashkëshorti i saj,  e ka kanosur përmes telefonit atë dhe babin e saj . Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte”.

Ndryshe, nga gratë që pësuan nga dhuna mashkullore, një grua nga Deçani është treguar më e zonja. Ajo, fillimisht është arrestuar e pasi kishte postuar një video në rrjetin social duke mbajtur armë në dorë, por më pas e njëjta është liruar. “Me 06.01.2017 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi e njëjta në një video incizim shihet duke përdorur armë zjarri. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas është intervistuar në lidhje me rastin është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co