Ballina / Kosova / Ekonomi / Kosova mban fshehtë licencën për Telekomin e Serbisë
86147c0a-c660-4545-90f0-21b8670dce8c

Kosova mban fshehtë licencën për Telekomin e Serbisë

Prishtina zyrtare ka vendosur ta mbajë fshehtë licencën, me të cilën e ka pajisur Telekomin e Serbisë për të operuar në Kosovë me dhjetë aktivitete të ndryshme. 

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj përkitazi me autorizimet telefonike që i kanë ofruar kësaj kompanie. Autorizimet nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) i janë dhënë operatorit serb, më 15 dhjetor, ditën kur Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ia ka ndarë Kosovës kodin +383.

Atë ditë, gazeta ka kërkuar nga ARKEP-i informacione në lidhje me përmbajtjen e licencës dhe me kohën kur ishte aplikuar dhe kur i është dhënë kjo licencë operatorit serb.

Po kështu, edhe për shkallën e përmbushjes së kushteve për këtë licencë dhe për autoritetet që e kishin vlerësuar aplikacionin. Prej atëherë, pyetjet nuk kanë marrë përgjigje. /Koha/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co