Ballina / Kosova / Ekonomi / Korrupsioni ia humb milionat Kosovës
korrupsioni_1481868073-1093129

Korrupsioni ia humb milionat Kosovës

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) e ka përjashtuar Kosovën nga programi “Compact”, që ofronte mundësinë e thithjes së qindra milionë dollarëve brenda pesë vitesh.

Kjo, për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në vend. Vendimi është marrë një ditë më parë në Washington, ku e ka selinë kjo agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e MCC-së, theksohet se Kosova është ulur në një kategori më poshtë.

Në atë “MCC threshold”. Programi ku ka rrëshqitur Kosova është afatshkurtër dhe me fonde shumë të kufizuara, e që kryesisht shërben për t’i ngritur vendet të mbërrijnë në programin “Compact”.

“Bordi përzgjodhi Kosovën dhe Timorin Lindor për t’i zhvilluar programet hyrëse të MCC-së dhe ripërzgjodhi Togon për të vazhduar në zhvillimin e programit të vetë hyrës”, thuhet në njoftimin e MCC-së, që është publikuar të mërkurën. “Programi i pragut më të vogël i jep MCC-së mundësinë që të punojë me vendet në mënyrë specifike në reformat politike dhe institucionale”.

Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co