Ballina / Kosova / KMDLNJ: KEDS po plaçkit qytetarët, ZRRE i është bërë aleat

KMDLNJ: KEDS po plaçkit qytetarët, ZRRE i është bërë aleat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj kushtëzimit të KEDS-it, i cili nuk ka lejuar qytetarët që ta paguajnë me kartelë energjinë elektrike të shpenzuar.

KMDLNJ ka marrë shembull pikën e inkasimit në sheshin “Nëna Terezë”

Ja reagimi i plotë i KMDLNJ –së:

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i janë drejtuar qytetarë të cilëve u është mohuar pagesa e faturave për rrymën e shpenzuar me kartela bankare dhe nga ata është kërkuar që faturat të paguhen me para të gatshme. Ky kushtëzim ka ndodh në pikën e inkasimit në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë (në qendër) me datë 29 dhjetor 2016. Në insistimin e konsumatorëve që pagesa të bëhet me kartelë sikur që bëhet me pagesat e tjera, punëtorë të KEDS – it janë përgjigjur se pagesat duhet të bëhen vetëm me para të gatshme sepse: “duhet që paratë e gatshme të dërgohen në Turqi”.

KMDLNj, në Prishtinë edhe më herët ka reaguar në parregullsitë që po i bënë KEDS ndaj konsumatorëve duke i fryrë faturat tej mase dhe duke i maskuar këto fryrje me tarifa ndëshkuese dimërore mirëpo Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës nuk ka reaguar fare në mbrojtje të konsumatorit ndërsa ZRRE është bërë aleat i KEDS – it në plaçkitjen e pamëshirshme që ua bënë KEDS – u qytetarëve të Kosovës për më keq shtresës më të rrezikuar të shoqërisë, përfituese të ndihmës sociale. Derisa në shumicën e vendeve evropiane pagesat me kartela bankare janë shndërruar në një standard, në vendet që ende nuk ka rregulla të përcaktuara për mënyrën e pagesës stimulohen ata që bëjnë pagesa me kartela bankare, në Kosovë po kërkohet të bëhen pagesa jashtë sistemit bankar duke i mohuar kartelat bankare dhe duke e kushtëzuar që pagesa të bëhet me para të gatshme sepse kështu paskan kërkuar “padronët” e KEDS–it nga Turqia shkaku se u duhet paraja kesh dhe nuk kanë kohë të presin transaksionet bankare.

KMDLNj e gjykon këtë veprim të KEDS – it si diskriminim të konsumatorit dhe njëkohësisht konsideron se po bëhet përpjekje të inkurajohet mënyra informale e pagesës prandaj fton organet përkatëse që seriozisht ta trajtojnë këtë rast duke ndërmarrë masa ndaj atyre që e kanë urdhëruar dhe e kanë zbatuar këtë kushtëzim për mënyrën e pagesës.

Është në vullnetin e qytetarit – konsumatorit se si do ta bëjë pagesën; me kartelë apo me para të gatshme e jo t’i nënshtrohet shantazhit të KEDS – it që haptazi i mohon ligjet e Kosovës. //lajmi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co