Ballina / Kosova / Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë, sipas Ministrisë së Infrastrukturës

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë, sipas Ministrisë së Infrastrukturës

Derisa pjesa më e madhe e banorëve në territorin e Kosovës po ballafaqohen me vështirësi në komunikacion, si pasojë e reshjeve të konsiderueshme të borës, Ministria e Infrastrukturës, me anë të një komunikate ka bërë të ditur detajet rreth gjendjes së rrugëve në Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, reshjet e fundit, kanë bërë edhe që të shtohet aktiviteti në mirëmbajtjen e rrugëve.

Por, edhe përkundër kësaj, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, për shkak të reshjeve të shumta të borës, disa akse rrugore janë të bllokuara.

Ja njoftimi i plotë:

-Pjesa e rrugës në pikën kufitare me Malin e Zi, në Kullë.

-Rruga Brezovicë-Prevallë si dhe pjesa tjetër e kësaj rruge nga pushimoret deri te Qendra e Skijimit.

-Rruga Mitrovicë-Bajgorë.

-Rruga për fshatin Tugjevc të komunës së Kamenicës.

Pjesa e rrugës për Kaçanik është bllokuar vetëm për qarkullimin e automjeteve të rënda-kamionëve, për shkak të pastrimit të rrugës.

Ndërsa, rrugët tjera janë të vendit tonë janë të kalueshme duke e përfshirë edhe Autostradën “Ibrahim Rugova” .

Ministria e Infrastrukturës, është duke punuar pa ndërprerë që të ketë një mirëmbajtje të rrugëve sipas planeve të parapara për mirëmbajtjen dimërore të këtyre rrugëve. Ekipet tona janë duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme për qarkullimin e qytetarëve të vendit tonë. /Telegrafi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co