Ballina / Kosova / Kështu u nxor nga paraburgimi Haradinaj për t’u dërguar në Gjykatë (VIDEO)

Kështu u nxor nga paraburgimi Haradinaj për t’u dërguar në Gjykatë (VIDEO)

Ky është momenti kur Ramush Haradinaj u nxor nga paraburgimi ku u mbajt për 1 javë, për t’u dërguar në Gjykatën e cila më vonë mori vendim për lirimin e tij më kusht. 

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon ka thënë se kërkesa për ekstradimin e Haradinajt duhet gjithsesi të anulohet. Këtë deklaratë ajo e ka thënë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Colmar, e cila nuk i ka marrë ende dokumentet e ekstradimit të Haradinajt në Serbi.

Gjykata në Colmar e ka liruar Haradinajn me kusht të lajmërohet në polici sa herë që të thirret nga autoritetet franceze, e kështu deri në shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit nga Serbia. /Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co