Ballina / SHQIPËRIA / Lokale / Kaosi në trafikun e Tiranës
kaos

Kaosi në trafikun e Tiranës

Për çdo ditë qytetarët e kryeqytetit përjetojnë kaos në rrugët e Tiranës për shkak të trafikut të rënduar.

Rrugë të bllokuara, mjete që tentojnë të gjejnë hapësira për të lëvizur por bllokohen më keq, si dhe kalimtarë që nuk presin që semafori të pulsoje me jeshile.

E thënë ndryshe të tentosh të fiksosh ndonjë takim në orët  e para të ditës, apo të kapësh orarin e parqitjes në punë apo shkollë të  duhet të  marresh masa që të pakten të dalesh rreth 60 deri në 90  minuta më parë nga shtëpia.

Qytetaret flasim për një situatë   kaotike, dhe  shumë stresuese:  “Është trafik shumë i rënduar. Është e përditshme”

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hashta rendit disa nga shkaqet e kesaj gjendje

Fatmir Hashta:” Çdo drejtues mjeti është i fokusuar në punën e tij me vonesë dhe ndoshta kërkon ti japë pak gaz më shumë. Por dhe këmbësorët thyejnë rregullat.

Sipas tij ka ardhur koha që të aplikohen ndëshkime edhe për kalimtarët ndërsa sugjeron ndërhyrjen në sinjalistikën rrugore

Fatmir Hashta: “Ndoshta bashkia duhet të mendojë për rregullimin e kohës së semaforëve që ende nuk i kemi në sinkronë të plotë”

E deri në zgjidhjen e kësaj situate këshilla për të gjithë drejtuesit e mjeteve është zbatimi i rregullave që qarkullimit rrugor.

/Oranews.tv/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co