Ballina / MAQEDONIA / Ivanov: Maqedonia po i ruan kufijtë e jashtëm të Evropës
president-gjorge-ivanov

Ivanov: Maqedonia po i ruan kufijtë e jashtëm të Evropës

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë mes tjerash ka folur edhe për krizën e refugjatëve, krizë me të cilën u desh të ballafaqohet edhe Maqedonia. Sipas Ivanovit rrugët të cilat i hapën emigrantët në të gjitha shtetet, i kanë shfrytëzuar edhe terroristët.

“Maqedonia paralajmëroi, por duke marrë parasysh se në fillim nuk kishim ndihmë, vetë vendosëm që të ballafaqohemi me ato kërcënime dhe më vonë morëm mbështetje. Liderët më të guximshëm në Evropë publikisht deklarojnë, se Maqedonia është ajo e cila ka arritur të rregullojë koridorin ballkanik. Ne jemi ata që e mbajmë nën kontroll këtë koridor”, deklaroi Ivanov.

Ai gjithashtu përmendi edhe atë që kishte deklaruar më herët, se Maqedonia e mbron Evropën prej Evropës, duke shpjeguar se me ndërhyrjen e Maqedonisë, Evropa i ruan kufijtë e jashtëm.

“Vizitone kufirin tonë jugor dhe do të shihni se përveç përfaqësuesëve të ARM-së dhe përfaqësuesëve të policisë së Maqedonisë, më poshtë janë edhe përfaqësues të forcave të sigurisë të disa shteteve. Çfarë do të thotë kjo nëse nuk është mbrojtje e kufijve evropian? Atë që duhet ta bëjnë anëtarët e BE-së të cilët janë në kufijtë e jashtëm, e bëjmë ne. E ruajmë Evropën nga BE-ja e cila duhet t’i ruan kufijtë e jashtëm”, tha Gjorge Ivanov./Telegrafi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co