Ballina / SHQIPËRIA / Ekonomi / Investime në periferi, Veliaj: Nxitje bujqësisë, blegtorisë e turizmit

Investime në periferi, Veliaj: Nxitje bujqësisë, blegtorisë e turizmit

Bashkia e Tiranës veç investimeve në infrastrukturë do të fokusohet edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në periferi, si dhe në promovimin e aseteve turistike. Sipas kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ky do të jetë dhe fokusi i tij në vitin e dytë të punës.

Veliaj ishte sot në Krrabë ku inspektoi punimet në aksin që lidh zonën me autostradën dhe u shpreh se punimet do të përfundojnë para afatit të përcakatuar.

Aksi 4 km Mushqeta-Krrabë, që lidh zonën me autostradën, pritet të përfundojë për më pak se 6 muaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi punimet që kanë filluar 1 muaj më parë dhe tha se synimi i këtij investimi është që të krijojë mundësi të barabarta jetesë për të gjithë banorët e Tiranës, në qendër apo në periferi.

Veliaj: Më vjen mirë për 3200 banorët që janë rezidentë në Krrabë, do të kenë një lidhje dinjitoze me kryeqytetin dhe besoj se në kohë rekord siç po punohet, do ta përfundojmë rrugën përpara afatit 6 mujor. Rritja e infrastrukturës bën të mundur që më shumë njerëz të rrinë aty ku janë, të shfrytëzojnë tokën, asetet, pasurinë e familjes, djersën e ballit të tyre dhe gjithçka kanë investuar në jetë, pa u detyruar që për shkak të një rruge të amortizuar të lënë gjithçka pas, të lënë gjithë mundin e tyre për t’ia nisur sërish nga zero.

Veliaj tha se Bashkia do të vijojë që të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë, ashtu edhe promovimin e aseteve turistike.

Veliaj:Duam të rigjallërojmë disa nga pikat turistike të zonës si Shpella e Pëllumbasit, një “pajë” fantastike e natyrës, të cilën Zoti na e ka dhënë për ta reklamuar e tërhequr turistë. Po ashtu, më vjen mirë që në disa prej zonave bujqësore, kemi pasur kontaktet e para me fermerët se si mund të aksesojmë më shpejt tregun në Tiranë. Pas dimrit duam të fokusohemi më shumë në promovimin e produkteve lokale dhe besoj se do ia arrijmë në kohë rekord kësaj pune dhe t’i japim secilit mundësinë të jetojë me dinjitet në shtëpinë e vet.

Punimet në këtë aks parashikojnë edhe ndërtimin e një urë me lartësi 10 metra.

Përveç punimeve në rrugë është  parashikuar të ndërhyet edhe në kanalizime, muret mbajtëse anësore dhe në sinjalistikë.//oranews/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co