Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Hyn në fuqi ligji i Vettingut, publikohet në Fletoren Zyrtare
gjykata-kushtetuese

Hyn në fuqi ligji i Vettingut, publikohet në Fletoren Zyrtare

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut është zbardhur në Fletoren Zyrtare.

Me botimit në Fletoren Zyrtare, ligji hyn në fuqi menjëherë.

“Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në faqen 144 të Numrit 5 të Fletores Zyrtare për vitin 2017.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shpall një ditë më parë (18 janar), vendim i cili u shpall pas rreth 27 ditësh që kurse u mor vendimi për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe lënien në fuqi të ligjit të miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Parlament.

Gjykata konstaton se procesi i rivlerësimit sipas ligjit kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimin dhe kolegji i Apelimit përcaktimi i kompetencave të këtyre institucioneve në kushtetutë do të thotë se asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ushtrojë ato.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, dokumentat e mbledhur nga institucionet ndihmëse si ILDKPI dhe DSIK mund të shërbejnë si provë për komisionet e rivlerësimit por nuk mund të merren apriori si të vërteta. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co