Ballina / Kosova / Hoti: Kosova ende s’e ka të qartë pozicionin e brendshëm për kufirin
afrim-hoti

Hoti: Kosova ende s’e ka të qartë pozicionin e brendshëm për kufirin

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, kur bëhet fjalë për mundësinë që Mali i Zi ta ndihmojë Kosovën që demarkacioni mes këtyre dy vendeve të mos jetë kusht për viza për kosovarët, thotë se nismat diplomatike janë të mirëseardhura.

Dje me nismë të kryeministrit Isa Mustafa, në Shkodër të Shqipërisë u mbajt edhe një takim mes tij dhe homologut nga Mali i Zi, Dushko Markoviq.

Hoti nuk beson që kjo çështje zgjidhet përmes takimeve të tilla, nëse Prishtina zyrtare nuk e formëson fillimisht pozicionin e vet, duke përfshirë pushtetin dhe opozitën karshi demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nëse kemi përfundimisht qëndrimin që ne demarkimin e kemi bërë në mënyrë të duhur, atëherë duhet ta procesojmë dhe ta miratojmë në Kuvend. Në të kundërtën, nëse kemi dëshmi që demarkimi është bërë në mënyrë jo të duhur, atëherë duhet që sërish të ulemi në bisedime, t’i prezantojmë faktet e reja dhe me Malin e Zi të gjejmë një konkluzion të përbashkët”, ka thënë Hoti.

“Mendoj që opsioni i dytë bie nga kombinimi, sepse ne ende nuk e kemi të qartë dhe nuk e kemi fillimisht pozicionin tonë të brendshëm si Kosovë karshi kësaj çështjeje”, ka thënë më tej ai.

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co