Ballina / Info / Hirushja e Japonisë

Hirushja e Japonisë

Kur perandoresha Michiko e Japonisë, të festojë 82-vjetorin e saj të lindjes të enjten, ajo do të festojë gjithashtu rreth gjysmë shekulli martesë me perandorin Akihito.

Michiko, i pari person i shtresës së ulët që martohet në familjen mbretërore japoneze, është konsideruar si Hirushja pas takimit të saj me Akihiton, i cili atëherë ishte princi trashëgimtar.

Çifti u takua në një fushë tenisi dhe theu një traditë shekullore mbretërore kur u martuan, më 1959.

Michiko u bë perandoreshë një vit pas vdekjes së perandorit Hirohito, në një ceremoni e cila u transmetua në mbarë Japoninë.japanese-imperial-couple

Në vitin e saj të parë si perandoreshë, ajo u përpoq t’i përshtatej jetës së ngurtë në pallatin mbretëror, dhe madje thuhet të jetë tallur nga vjehrra e saj dhe obortarrë, aq sa Michiko ishte në prag të një problemi nervor.

Megjithatë, ajo luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imazhit të pasluftës, të një familjeje e cila i qëndronte pranë popullit të thjeshtë japonez. Ajo këmbëguli në ushqimin me gji dhe rritjen vetë të fëmijëve të saj, në vend që t’ia besonte infermiereve dhe ndihmësve këtë detyrë.

Ajo gjithashtu kishte zakonin t’i dërgonte fëmijët në shkollë duke i dhënë drekën e paketuar që ajo vetë kishte përgatitur.1334583489397

Në vitet e mëvonshme ajo u bë e njohur për bisedat e saj me njerëz që takonte në evente publike. Ajo theu mitin japonez se perandori ishte një figurë hyjnore, duke i qëndruar pranë popullit dhe duke i shfaqur dashuri e mirësi.

Michiko është një ndër personalitetet më të dashura të kombit japonez, por edhe më gjerë, teksa gëzon respektin e veçantë të shumë liderëve botërorë.

//Oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

3b1c2f9e00000578-0-image-a-81_1481053070644-636x356

Transformimi i pabesueshëm i 7-vjeçarit që peshonte 3 kg

Priscilla Morse udhëtoi gjysmën e botës vitin e kaluar për të adoptuar një djalë 7 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co