Ballina / Lajme / Bota / Grupet siriane: Rusia e involvuar në krime lufte

Grupet siriane: Rusia e involvuar në krime lufte

Katër organizata siriane e kanë akuzuar Rusinë se ka kryer ose është bashkëfajtore për krime të luftës në Siri, duke thënë se nga sulmet ajrore ruse në qytetin Aleppo, janë vrarë 1,207 civilë, përfshirë 380 fëmijë.

Në një letër dërguar Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve për Sirinë, grupet i kanë shënuar 304 sulme të dyshuara të kryera në Alepo, kryesisht në periudhën korrik – dhjetor.

Në këtë letër, që është siguruar dje nga agjencitë e lajmeve, theksohet se “dëshmia qartas indikon se Rusia ka kryer ose ishte bashkëfajtore në krime të luftës në Siri”.

Katër grupet nënshkruese të letrës janë: Mbrojtja Civile Siriane, Rrjeti Sirian për të Drejta të Njeriut, Asociacioni i Mjekëve të Pavarur dhe Qendra Dokumentuese e Shkeljeve.

Këto grupe kanë ofruar që komisionit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgojnë dëshmi dhe informacione të tjera për të ndihmuar në hetimet e tyre dhe “për identifikimin e autorëve të dyshuar”.

Në anën tjetër, nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga misioni i Rusisë në Kombet e Bashkuara. Moska ka thënë më herët se i ka ndalur sulmet në Aleppo në mes të muajit tetor. /Rel/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co