Ballina / Kosova / Gjykata e Apelit e shfajëson Lutfi Hazirin
lutfi-haziri

Gjykata e Apelit e shfajëson Lutfi Hazirin

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28 tetor ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan, e kahedhur aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të datës 30.08.2016, të paraqitur ndaj të pandehurit L.H. për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qëllim dëm dikujt. /Klankosova/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co