Ballina / Kosova / Gjini: Koha e Ramushit po vjen
ardd

Gjini: Koha e Ramushit po vjen

Nënkryetari i Parë i  AAK-së, Ardian Gjini, në fjalën e tij në përmbyllje të protestës së sotme në përkrahje të Ramush Haradinajt, tha se ‘po vjen koha e Ramushit’.

Gjini tha se Haradinaj nuk është duke u mërzitur për vetën e tij dhe procesin që po e kalon, por është duke u mërzitur për atë që po e kalon Kosova me qeverisje të keqe, korrupsion e nepotizëm.

“Këtu sot po shohim Kosovën, gjithë ju jeni Kosova, jeni liria, jeni Ramushi. Ramushi nuk mërzitet qysh po mendoni ju. Nuk mërzitet një lider i madh, një patriot i madh, është qysh u kanë gjithë. Ai është patriot, në këmbë, trim. Ai është i mërzitur për padrejtësitë, me qeverisje të keqe, është i mërzitur me korrupsion, me nepotizëm”, tha Gjini.

Por ka dhënë një porosi, duke thënë se “Nuk kemi për t’u gjunjëzu kurrë. Të gjithë kemi kaluar ditë të vështira. Por tash është tepruar me u pa kështu Kosova dhe qytetari i saj. Nuk kemi me leju me u poshtru më tutje”.

Gjini ka thënë se “janë disa të çmendur në Beograd që po duan t’i mbajnë fëmijët e tyre ende në mendësi të luftës”, duke iu referuar kësisoj klasës politike që qeverisë në Serbi.

“Duan me mbajt krejt Ballkanin në psikozë të luftës. Evropa nuk duhet t’i lejojë. Kriminelë janë ata që i vranë fëmijët e vetë për t’i akuzuar të tjerët. Këta njerëz që i kanë shërbyer Millosheviqit e Sheshlit, le ta mbajnë popullin e vet të poshtruar, neve nuk do të mund të na mbajnë”.//kp/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co