Ballina / MAQEDONIA / Fshatrat malor në Maqedoni mbeten ende të bllokuara nga bora
Capture-8-768x395

Fshatrat malor në Maqedoni mbeten ende të bllokuara nga bora

Shumë fshatra malor të Maqedonisë vazhdojnë të jenë të bllokuar nga reshjet e vazhdueshme të borës.

Nga Qendra për menaxhim më kriza thonë se në numrin 195 nuk ka pasur paraqitje të rasteve të jashtëzakonshme por vetëm ankesa dhe kërkesa për hapjen dhe pastrimin e rrugëve.

Nga ky institucion gjithashtu bëjnë të ditur se për momentin tërësisht të bllokuar janë disa fshatra të Komunës Kriva Pallankë, Mavrovë Rostushë , Llazaropole dhe Galiçnik. Ndërkohë lidhur me fshatrat Gushincë, Malinë, Brezë dhe Tanushë nga Qendra për menaxhim me kriza thonë se një pjesë e rrugës është e kalueshme vetem me makina terreni.

Edhe nga ndërmarrja publike “Makedonija Pat” thonë se ekipet e tyre prej në mëngjes janë duke punuar në hapjen e rrugëve drejt fshatrave të Malësisë së Karadakut.

“Në drejtimin rrugor Brodec- Tanushë, për momentin një makinë ndërtimi po punon në pastrimin e borës pikërisht në pjesën kryesore. Pasi ta pastrojnë pjesën kryesore do të transferohen edhe në këto pjesë për të mundësuar hapjen e rrugëve drejt fshatrave të lartpërmendur. Punimet kanë filluar dhe pritet që gjatë ditës së sotme ose ditës së nesërme rrugët të hapen”, tha Borçe Savxheski.

Ndërkohë, nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me një intensitet më të lartë, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. /AlsatM/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co