Ballina / Lajme / Bota / Francezët kërkojnë linja charter drejt Ohrit

Francezët kërkojnë linja charter drejt Ohrit

Gjashtë kompani turistike nga Franca prej sot e kanë filluar vizitën e punës në Ohër për të shikuar mundësinë e zhvillimit të turizmit në këtë qytet dhe për të inicuar lidhje të reja me kompanitë turistike nga Ohri për të rritur numrin e turistëve francez në Ohër.

Këtë vizitë e ka inicuar kompania turke TAV që e ka me koncesion aeroportin ”Shën Apostol Pali’ në Ohër dhe nëpërmjet këtyre agjencive franceze kërkon rritjen e fluturimeve dhe rritjen e numrit të turistëve.

Serkan Karataj, përfaqësues i zyrës për marketing në TAV Maqedoni për këtë iniciativë ka thënë ”Presim rezultate pozitive nga kjo vizitë e operatorëve turistik në Francë që të fusin Ohrin dhe Maqedoninë në paketat e tyre turistike dhe kështu të rrisim numrin e turistëve në Maqedoni dhe Ohër për sezonet e ardhshme. Ne jemi të gatshëm që të ju mundësojmë fluturime charter nga qytetet e Francës drejt Ohrit, pasi të gjithë këto kompani kanë aeroplanët e tyre për të bërë këto fluturime.” tha Serkan Karataj, përfaqësues i zyrës për marketing në TAV Maqedoni./Telegrafi/

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Mediat serbe: Trump dhe Putin ndajnë botën, e nisin me Kosovën!

Donald Trump dhe Vladimir Putin do të ndajnë botën dhe këtë gjë do ta fillojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co