Ballina / Kosova / Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit
unnamed-12-15

Fillon heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit

Pas pesë ditë fushatë, e cila është zhvilluar kryesisht “në oda”, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për kryetar të Drenasit, ku në balotazh garojnë dy kandidatë, nga PDK dhe Nisma.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.

Në garë për kryetar të Drenasit kanë mbetur Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajli nga Nisma, ku më 18 dhjetor, qytetarët e Drenasit do të zgjedhin për kryetar njërin nga kandidatët.

Në zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor, garonin: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Elmi Thaqi nga AKR dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit ishin edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që ishin tërhequr nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani. /21Media/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co