Ballina / Lajme / Bota / Faqet me lajme false që i mundësuan fitoren Trumpit erdhën nga Velesi i Shkupit

Faqet me lajme false që i mundësuan fitoren Trumpit erdhën nga Velesi i Shkupit

Kriza e lajmeve false në FB po thellohet, raporton BBC.

Pavarësisht se themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Mark Zuckerberg ka theksuar se është çmenduri të thuash se FB ndikoi në zgjedhjen e presidentit të ri në SHBA, intensiteti i lajmeve false në FB ka qenë shumë i lartë.

BuzzFeed thotë se FB ka krijuar një task-force jozyrtare për të adresuar problemin.

“Mark Zuckerberg e di, dhe të gjithë te kompania e dinë se lajmet false u përhapën si një çmenduri në platformë gjatë fushatës”, tha një burim, transmeton “Mapo”.

Ndërkohë të hënën Google bëri të ditur se do të ndalojë lajmet false që bëjnë para përmes sistemit të reklamave të kompanisë.

Kritikët thonë se lajmet false janë përhapur miliona herë në FB, që nga amerikanët mbetet platforma kryesore prej nga marrin informacionet.

Por FB refuzon të pranojë të marrë rolin e publikuesit, pasi kjo do kishte shumë implikime.

BuzzFeed raporton se dhjetëra faqe me lajme false për fushatën në SHBA në fakt e kishin qendrën e tyre në Veles, një qytezë në Maqedoni.

Më shumë se 140 faqe për politikën amerikane, kryesisht nga ato që shpërndanin propagandë dhe lajme false në favor të Donald Trump, ishin hapur në këtë qytet.

Sipas BuzzFeed, adoleshentët që kanë ngritur këto faqe, duke përhapur lajme të rreme në FB, kanë fituar të ardhura përmes reklamave që gjenerojnë klikimet.

“The Guardian” shkruan se problemi është se këto lajme janë përhapur me shpejtësi falë sponsorizimeve në FB.

Pyetja që lind tani është, nëse FB fiton të ardhura të majme duke shpërndarë lajme false, a duhet të mbajë edhe përgjegjësi?

Një maqedonas thotë se faqja e tij merr 1 milion vizita në muaj, shumica të ardhur nga FB.

“Qëllimi ynë është të ndikojmë në politikën amerikane”, tha Alex.

“Por të tjerë banorë të qytetit tim kanë nisur të më kopjojnë. Ata thjesht duan të bëjnë para përmes rrjetit të reklamave”.

- Lajme

Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Mediat serbe: Trump dhe Putin ndajnë botën, e nisin me Kosovën!

Donald Trump dhe Vladimir Putin do të ndajnë botën dhe këtë gjë do ta fillojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co