Ballina / Lajme / Bota / Erdogan e Merkel diskutojnë përmes telefonit
download_1480611352-8437565

Erdogan e Merkel diskutojnë përmes telefonit

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar sot nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë premtimin dhënë Ankarasë, sa i përket krizës me emigrantë.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet brenda presidencës turke, raporton Reuters. Gjatë një bisede telefonike, dy liderët po ashtu diskutuar për një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për krizën e Qipros.

Ndërkohë, Erdogan i ka kërkuar Merkelit që të bëjë një luftë më aktive në parandalimin e aktiviteteve dhe bllokimin e burimeve financiare të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistian (PKK), dhe përkrahësve të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentim puçin e korrikut./Express/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Ivanov-Trumpit: Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar urim deri tek Donald Trump me rastin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co