Ballina / Info / Agjensione / Dyqani i ri i IPKO-së sjell hapësirë moderne në lokacionin qendror në qytetin e Podujevës
2-120-780x439

Dyqani i ri i IPKO-së sjell hapësirë moderne në lokacionin qendror në qytetin e Podujevës

Në qendër të qytetit të Podujevës, IPKO po e realizon vizionin e saj për shërbim modern ndaj konsumatorëve të saj.

Në dyqanin e saj të ri dhe shumë modern, IPKO do të ofrojë përvojë unike për të gjitha produktet dhe shërbimet e saj, kujdesin konsumatorë si dhe pajisjet e fundit mobile nga Apple, Samsung, Sony, LG dhe marka të tjera të njohura botërore.

Përveç lokacionit të përshtatshëm që gjendet në njërën prej zonave më të frekuentuara të qytetit – gjithnjë afër konsumatorëve, dyqani i ri i IPKO-së gjithashtu sjell ambientin dhe dizajnin modern dhe të hapur i cili ua mundëson përdoruesve të kenë qasje në shërbime dhe standardin e ri të blerjes së produkteve që ofron kompania më inovative e telekomunikimit në Kosovë.4-67“Si kompani e cila shquhet për kujdes ndaj konsumatorëve dhe komunitetit lokal, IPKO vazhdimisht synon që hapësirat e saj të shitjes t’i integrojë në zonat më të përshtatshme të secilit qytet. Ne duam që dyqanet tona të krijojnë hapësira të reja dhe moderne në çdo qytet, për të rezonuar me vlerat e kompanisë dhe të qytetit të Podujevës, i cili është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Orari i punës në dyqanin në qender të qytetit të Podujevës është nga e hëna deri të shtunën, prej orës 8:00 deri në orën 20:00. /telegrafi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Banka_Boterore-780x439

BB: Kosova me nivelin më të ultë për kreditë të këqija

Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co