Ballina / SHQIPËRIA / Kronika / Dy të arrestuar në Fier për falsifikim vulash dhe dëmtim të rrugëve
dy-ne-pranga

Dy të arrestuar në Fier për falsifikim vulash dhe dëmtim të rrugëve

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për falsifikim dhe shkatërrim rrugësh.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Dritan Hoxhallari, 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë, me Vendimin e datës 29.01.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale ”Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Ndërkohë Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Albjon Beqaj, 21 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendim e datës 29.04.2015, e ka denuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e7 shkatërrim i rrugëve”. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co