Ballina / Kosova / Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)
BALLINA

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën prej 7 ton duhan të papërpunuar (FOTO)

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me njësitë policore në rajonin e Ferizajt, në dy aksione të ndara kanë kapur afër 7 ton duhan, sasi kjo e futur ilegalisht në Kosovë. 

Në aksionin e parë, Dogana e Kosovës së bashku me njësit policore në fshatin Dardani të Ferizajt kanë ushtruar kontrolle në 2 lokacione ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallrat (duhan) pa asnjë mbulese dokumentare ku sasia ishte afër 5.5 ton.

Aksioni tjerët u zhvilluar dje në fshatin Talinoc i Muhaxherve në Ferizaj ku gjatë kontrollit të një lokacioni janë kapur 1.1 ton duhan i papërpunuar. Totali i këtyre aksioneve ishte:

1. Duhan në fletë – i papërpunuar – 7 ton
2. Duhan i grire – i përpunuar – 100 kg
3. Makinë për grirje te duhanit – 2 copë.

Dogana ka kontaktuar me prokurorët kompetent të rajonit të Ferizajit për vazhdimin e mëtejmë të rastit. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. /Klankosova/ 

unnamed-2-9

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Hashim-Thaci11

Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co