Ballina / Info / Djaloshi që u bë milioner në moshën 14-vjeçare, kjo është historia e tij!
pay-harvey-millington

Djaloshi që u bë milioner në moshën 14-vjeçare, kjo është historia e tij!

Një adoleshent është bërë milioner në moshën 14-vjeçare, pas një marrëveshje fitimprurëse për një copë tokë.

Britaniku Harvey Millington bleu rreth 1.2 hektarë tokë pasi kishte fituar plot 100 mijë sterlina nga biznesi i tij.

Nxënësi i shkollës shiste disqe të taksave rrugore, nga ato që vendosen te xhami i makinës dhe të kujtojnë për afatet e pagesave.

Toka që bleu ishte e rrethuar nga fusha në pronësi të një biznesmeni të fuqishëm, i cili trokiti në derën e tij dhe i ofroi 2 milionë sterlina për tokën.harvey-millington-442752

“Nuk e dija sa do më ofronin, por ata erdhën me 2 milionë sterlina. Ishte shumë e mirë për ta refuzuar si ofertë. Është shumë e madhe, veçanërisht për dikë në moshën time”.

Pavarësisht pasurisë, Harvey thotë se do të bëhet oficer policie kur të rritet, përcjell mapo.al.

Ai e nisi biznesin e shitjes së disqeve të taksave kur ishte 13 vjeç.

Babai i tij, Howard, një kopshtar, i dha 2 mijë sterlina për të nisur biznesin.

Adoleshenti tha se ideja i erdhi kur pa se babai i tij nuk mbante disk taksash në xhamin e makinës.

Babai i adoleshentit thotë: “E kam mësuar se duhet të punosh shumë që të ecësh përpara në jetë. Ai është një djalë me këmbë në tokë dhe një biznesmen i madh”.stream_img-2

Adoleshenti shiti më shumë se 25 mijë disqe për katër stërlina secili.

Me paratë e fituara bleu një makinë Mercedes smart për të reklamuar biznesin dhe 40 mijë sterlina i shpenzoi për të blerë tokën.

Megjithatë Howard thotë: “Ne nuk do lëmë që paratë t’i bien në kokë atij. Nuk duhet të fokusohemi vetëm aty. Ajo është rrënja e gjithë të këqijave”.//telegrafi/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

3b1c2f9e00000578-0-image-a-81_1481053070644-636x356

Transformimi i pabesueshëm i 7-vjeçarit që peshonte 3 kg

Priscilla Morse udhëtoi gjysmën e botës vitin e kaluar për të adoptuar një djalë 7 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co