Ballina / Kosova / Demarkacioni – Kryeministri i Kosovës dhe ai malazez takim sekret në Shkodër

Demarkacioni – Kryeministri i Kosovës dhe ai malazez takim sekret në Shkodër

Ka përfunduar pas rreth 90 minutash diskutimesh takimi midis kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe homologut të tij malazez Dushko Markoviç si dhe delegacionet përkatëse takim i zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Pas takimit, ata nuk kanë preferuar të flasin për mediat.

Takimi u zhvillua në një prej hoteleve në qytetin verior.

Burime nga takimi thanë se pjesë e bisedimeve pritet të jetë edhe çështja e demarkacionit.

Mali i Zi dhe Kosova kanë ende pezull marrëveshjen për demarkacionin e vijës kufitare midis tyre.

Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta miratojë marrëveshjen me palën malazeze për shkak se nuk ka numrin e duhur të votave pro në Parlament. Nuk ka shumë detaje nga takimi dhe nuk dihet ende kush e ka thirrur atë. //oranews/

- Lajme

Lajme
Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

Brenda 2 javësh sërish seancë për Haradinajn

Gjykata e Colmanit në Francë, pritet që brenda dy javës të zhvillojë edhe një seancë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co