Ballina / SHQIPËRIA / Politikë / Debate në mbledhjen e PD-së, Majlinda Bregu kundër bojkotit të Parlamentit
genc-ruli-655x356

Debate në mbledhjen e PD-së, Majlinda Bregu kundër bojkotit të Parlamentit

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së sot është shoqëruar me debate dhe diskutime rreth zgjedhjeve të qershorit.

Deputetë të saj kanë hedhur edhe idenë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës për votimin dhe numërimin elektronik. Ndërsa sa i përket bojkotit të parlamentit dhe protestave, deputetja Majlinda Bregu ka qenë kundër.

“Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti”, ka thënë Spaho. “Jo 22 parti po 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. A jemi të sigurt se jemi në gjendje për protesta? Une nuk jam për të dalë nga Parlamenti”, ka thënë Bregu.

Pjesë e diskutimit është bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Sot i gjithë territori është me banda të ministrave dhe deputetëve. Opozita të përdorë gjithë potencialin për zgjedhje të lira. Mision ynë të rikthejmë besimin në zgjedhjet e lira e të ndershme. Skizofreni në të gjitha mediat, rama hoqi mediat që kishte bezdi. Sakrifikuam 6 muaj për dekriminalizimin, por ia dolëm”, u shpreh Berisha.

Më herët gjatë ditës kreu i PD-së pati një takim me partitë aleate të opozitës. /Lapsi/

- Lajme

Infosite është portal informativ dhe është dritarja ku ju do të keni mundësi të njiheni me informacione të fushave të ndryshme.

Shiko

1 (33)

Gripi po tërhiqet, ulet numri i të prekurve

Zyrtarisht mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se numri i të prekurve nga sëmundjet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

lajme.infosite.allajme.infosite.co