Ballina / Shqipe (faqja 20)

Shqipe

Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro!

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skuptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ministri i Jashtëm Bushati bën me dije se kjo dhuratë u mundësua falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morina dhe angazhimit të Ambasadores tonë …

Lexo më shumë »

Arrestohet – Vret dhe gropos kushëririn në Greqi, e denoncon në Fier se vranë

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen në Greqi të një shtetasi shqiptar. Blutë kanë arrestuar  shtetasin Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në lagjen numër 15, Durrës, i cili akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij. Për ironi të fatit do të ishte pikërisht 26-vjeçari, i cili së bashku me babain e viktimës do të bënte …

Lexo më shumë »

Policët serbë ia plaçkitin miliona euro diasporës

Mbi 3 milionë euro mendohet të jetë shuma, të cilën autoritetet kufitare serbe ua kanë plaçkitur qytetarëve kosovarë brenda vetëm tremujorit të fundit. Kjo si pasojë e nisjes së një fushate plaçkitëse nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve nga Kosova dhe të atyre kosovarëve të cilët jetojnë jashtë vendit. 5 deri në 10 euro janë tarifat të cilat serbët kanë nisur …

Lexo më shumë »

Majlinda historike

Kur gjyqtari kryesor ka paralajmëruar fundin e duelit me italianen, bota ka qenë e Majlinda Kelmendit. Më shumë se 20 kosovarë në Arena Carioca e kanë bashkëndier gëzimin me të. Të njëjtën ndjenjë e kanë pasur edhe miliona shqiptarë të tjerë që meçin e kanë përcjellë nga larg. Kosova sapo ka fituar medaljen e artë në debutimin në Lojëra Olimpike. …

Lexo më shumë »

Shqiptarët në Angli kapen me 6.4 mln stërlina drogë

Në lagjen Krouç End në veriun e Londrës, policia britanike ka ndjekur me disa makina një trafikant droge. Si pasojë e ndjekjes, nëpër lagjen në fjalë të kryeqytetit britanik u krijua kaos. Shqiptari arrin të manovrojë fillimisht, por se më pas përplaset me dyqanet. Pasi u përplas, trafikanti nga Shqipëria ka tentuar të ikë me vrap, por se është kapur …

Lexo më shumë »

Shqiptari rreh në qeli ish-Ministrin grek, iu ankua për dritën e ndezur

Burgjet greke vihen edhe njëherë në qendër të vëmendjes për mungesën e sigurisë. Mediat greke raportojnë për një incident të rëndë në burgun e Koridhalosë, ku protagonist është bërë një shqiptar dhe një ish-Ministër. 37-vjeçari, i quajtur Harri Koka, i arrestuar si miku i Kristodulos ose “kimistit”, (personazh i njohur në Greqi për sulme me sfond terrorist), akuzohet se ka …

Lexo më shumë »

Shqiptari shpëton fëmijët italianë nga maniaku seksual

Një emigrant shqiptar në Itali ka mundur të shpëtojë disa fëmijë nga një pedofil 53-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Viçenca të Italisë. Shtetasi italian me inicialet M.M. ka dalë përpara disa fëmijëve që po luanin në park dhe ka filluar të bëjë veprime të turpshme. Shqiptari që ndodhej aty pranë ka shkuar menjëherë në ndihmë të fëmijëve dhe ka lajmëruar …

Lexo më shumë »

Bënte lëvizje të dyshimta me makinë, shqiptari arrestohet me 14 kg drogë

Mëngjesin e ditës së sotme, policia greke u vu në ndjekje të një automjeti që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Pasi kanë ndaluar makinën, policia ka nisur kontrollin ku ka konstatuar një sasi të konsiderueshme droge në rajonin e Konitsas. Në automjetin e dyshimtë, policia gjeti dy çanta me drogës me peshë totale 14 kilogramë e 500 gramë hashash. …

Lexo më shumë »

Humans of New York – Rrëfimi prekës i shqiptarit: Si i shpëtuam asimilimit të okupatorit serb

Faqja “Humans of New York” njihet tashmë në të gjithë botën për hapësirën që i lë njerëzve të thjeshtë të thonë disa fjalë nga jeta e tyre. Këtë radhë, faqja ka lënë një person nga Kosova të tregojë ngjarjen e jetës së tij. Në një rrëfim të shkurtër, ai tregon për vështirësitë që kaloi ai dhe i gjithë vendi gjatë …

Lexo më shumë »
lajme.infosite.allajme.infosite.co